Bezzecchi triumfon në garën e shtëpisë dhe dominon botërorin

Sporti

Bezzecchi triumfon në garën e shtëpisë dhe dominon botërorin

Më: 31 maj 2026 Në ora: 15:29
Bezzecchi

Piloti italian Marco Bezzecchi triumfoi sot në pistën e Mugello, në garën e vlefshme për Cmimin e Madh të Italisë në MotoGP.

Ky është suksesi i parë i Bezzecchi në garën e shtëpisë, që shoqërohet me triumfin e parë të motorit Aprilia në këtë pistë.

Një triumf i merituar i italianit, që konsolidon edhë më tej pozitat në krye të renditjes së përgjithshme.

Në vendin e dytë sot u klasifikua spanjolli Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia, cka konfirmon momentin e mirë që po kalon kjo skuadër (i dyti edhe në renditjen e përgjithshme).

Në podium ngjitet edhe piloti tjetër italian, i treti Francesco Bagnaia me Ducati, që arriti të mbajë pas japonezi Ai Ogura, në një duel “rrotë më rrotë” në xhiron e fundit. Spanjolli Marc Marquez, kampioni në fuqi, i rikthyer në pistë pas një muaji, u rendit në vendin e shtatë me Ducati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat