​Batllava në qendër të triatlonit ndërkombëtar, Ymeri siguron podiumin

Sporti

​Batllava në qendër të triatlonit ndërkombëtar, Ymeri siguron podiumin

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 12:05
Fotoilustrim

Liqeni i Batllavës ka qenë nikoqir i garës ndërkombëtare “Kosova Sprint Triathlon 2026”, e cila mblodhi triatletë vendorë dhe ndërkombëtarë në disiplinën sprint.

Gara u zhvillua në tri kategori 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrapim, ku sportistët patën mundësinë të garojnë në një nga aktivitetet më të rëndësishme të triatlonit në vend.

Triatlonisti kosovar Albion Ymeri shënoi rezultat të jashtëzakonshëm, duke fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën ndërkombëtare të meshkujve.

Në kuadër të kësaj gare u zhvillua edhe Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon për seniorë dhe juniorë, ku u paraqitën sportistë të rinj dhe me përvojë.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve morën pjesë presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe nënkryetari Milaim Kelmendi.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Federatën e Triathlonit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të garës, ndërsa sportistët për paraqitjet dhe rezultatet e arritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat