Kështu nuk e keni parë Diellza Kolgecin, i befason të gjithë në bregdet

Sporti

Kështu nuk e keni parë Diellza Kolgecin, i befason të gjithë në bregdet

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2026 Në ora: 17:22
Diellza Kolgeci

Si gjithmonë, kapela është një nga të preferuarat e saj!

Kësaj radhe, aktorja e mirënjohur Diellza Kolgeci është shfaqur me një lloj kapeleje që e mbron nga rrezet e diellit.

Ajo ka postuar dy fotografi, duke treguar edhe një herë se është në formë të shkëlqyeshme. 

Image

Drejtoresha sportive e klubit të volejbollit Prishtina paralajmëron edhe befasi të tjera, ndërsa këto ditë, sipas saj, janë vetëm një paralajmërim për verën e nxehtë.

Diellza po i kalon pushimet në bregdetin malazez, në Ulqin.

Image

 Me pamjen dhe fizikun e saj prej sportisteje, ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në bregdet.

Edhe një herë, ajo dëshmon se është shumë aktive dhe se kujdeset vazhdimisht për formën fizike, duke bërë stërvitje dhe vrapime të mëngjesit. 

Image

Krahas aktrimit, ajo merret edhe me sporte të tjera. Në rutinën e saj janë vrapimi, fitnesi dhe tenisi, ndërsa pasion i veçantë për të janë edhe kick-box-i dhe skijimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat