Petrov siguron finalet e gjimnastikës, dobët karateja e pingpongu

Sporti

Petrov siguron finalet e gjimnastikës, dobët karateja e pingpongu

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 13:35
Pamje

Kanë vijuar në Itali garat e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, me sportistët kuqezi që kanë garuar në disiplina të ndryshme sportive. Atletika, gjimnastika, karateja e pingpongu kanë qenë disiplinat ku edhe Shqipëria ka garuar, duke shpresuar ende për zonën e medaljeve.

Në atletikë, Franko Burraj garoi në baterinë e dytë të garës së 400 metrave, duke u renditur në vendin e katërt me kohën 46”19. Ai nuk arriti dot të kualifikohet për në finalen e kësaj disipline, duke u renditur i 10-ti në klasifikimin e përgjithshëm të tri baterive eliminatore.

Në gjimnastikë, në garën e kalit me doreza, gjimnasti shqiptar Matvei Petrov, u klasifkua në vendin e dytë në eliminatore. Pjesëmarrës ishin 41 sportistë dhe Petrov bëri një paraqitje shumë të mirë, duke grumbulluar 14.100 pikë dhe kualifikuar për në finalen e së mërkurës.

Në karate, sportisti Abdulla Backa e nisi mirë aventurën e tij në peshën 67kg (disiplina kumite), duke fituar 4-3 ndaj serbit Aleksandar Vuckoviq.

Më tej, Backa u mund 8-3 nga marokeni Said Oubaya, duke u eliminuar. Në peshën 69kg, sportisti Orges Arifi u mund 2-1 që në duelin e parë nga greku Christos Xenos dhe u eliminua.

Në pingpong, Samanda Agolli u mund 4-0 (11-8, 11-5, 11-2, 11-9) nga spanjollja Sofia Zhang Xu, duke u eliminuar shumë shpejt. I njëjti fat edhe për sportistin kuqezi Aron Koni, që u mund 4-0 (11-6, 11-7, 11-8, 11-3) nga italiani John Oyebode, duke u eliminuar që pas sfidës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat