Nga kategorizimi i sporteve qe bëhet nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, federata dhe sportistët përfitojnë edhe mjetet financiare.
Edhe pse ekzekutimi i pagesave zakonisht bëhet në fillimit të çdo viti, shumë sportistët i kanë thënë KosovaPressit se ende nuk iu janë ekzekutuar paratë.
Por, tashmë lajmi i mirë ka ardhur.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, i ka thënë KosovaPressit se tashmë është nënshkruar vendimi për procedimin e mjeteve për sportistët dhe se lista përfundimtare është dërguar në Thesar për ekzekutimin e pagesave.
Sipas tij, pritet që shumë shpejt mjetet të ekzekutohen dhe të kalojnë në llogaritë e sportistëve përfitues.