Marc Márquez fiton Sprintin në Misano

Sporti

Marc Márquez fiton Sprintin në Misano

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 20:25
Pamje nga gara

Këtë herë kthesa e parë ishte në të djathtë, por thelbi nuk ndryshoi.

Madje dukej sikur po shihnim të njëjtën manovër të Aragonit, por në pasqyrë: Bezzecchi u nis shumë shpejt, ndërsa Marquez frenoi shumë fort dhe, mbi të gjitha, një çast më vonë.

Kjo ishte e mjaftueshme që Marc Marquez të futej nga brenda, të kalonte në krye dhe të shkëputej. Gjithçka njësoj si dy të shtuna më parë në Aragon, me Marquezin që përdorte gomën mesatare, pasi dje kishte bërë të gjitha xhirot me gomën e butë, ndërsa Bezzecchi përdorte gomën e butë.

Gjithçka ishte siç pritej: të dy në krye, në atë që duhej të ishte një duel mes tyre, por që në fakt u shndërrua në një paradë me shpejtësi 300 km/h. Paradën më të shpejtë në botë, por gjithsesi një paradë.

Marc Márquez zhvilloi një ritëm monstruoz, duke regjistruar xhiro rreth 1:30, me diferenca prej gjashtë, shtatë ose tetë të dhjetave. Në pesë xhirot e para ai e rriti avantazhin, duke e lënë Bezzecchin një sekondë pas.

Më pas Márquez e menaxhoi ritmin. Marco filloi të afrohej dhe diferenca zbriti në gjysmë sekonde. Por më pas nuk pati më ndryshime. Xhiron më të shpejtë të ditës, dhe të gjithë garës, Marc Márquez e regjistroi në xhiron e parafundit.

“Bëra një nisje shumë të mirë”, tha Márquez, duke i dërguar puthje publikut. “Ishte e rëndësishme të kaloja menjëherë në krye me gomën mesatare, ndërsa Bez kishte gomën e butë.

Xhirot e fundit ishin pak të rrezikshme, por e menaxhova mirë dhe gjithçka shkoi mirë. Jam shumë i kënaqur".
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat