​Kampionati Shtetëror i Karatesë mbahet më 20 shtator

Sporti

​Kampionati Shtetëror i Karatesë mbahet më 20 shtator

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 15:20
Fotoilustrim

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se më 20 shtator 2026 do të mbahet Kampionati Shtetëror për kadetë, juniorë dhe U21.

Garat do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë kampionat do të garojnë sportistë në kategoritë kadetë, juniorë dhe U21, ndërsa Federata e Karatesë e Kosovës u ka uruar sukses të gjithë garuesve.

Federata ka ftuar sportistët, trajnerët dhe dashamirësit e këtij sporti që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila synon të promovojë talentin, përkushtimin dhe suksesin e karateistëve kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat