Karateistja Behije Mustafa ka shkëlqyer në garat e Series A, të zhvilluara në Salzburg të Austrisë.
Anëtarja e Klubit të Karatesë Sharri nga Ferizaj ka treguar edhe një herë potencialin e saj, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 68 kilogramë.
Për këtë sukses të madh janë shprehur të lumtur edhe trajnerët e saj, Qëndrim dhe Shemsi Shaqiri.
“Medalja e dytë radhazi.
Një paraqitje fantastike në një nga garat më të forta ndërkombëtare, ku Behija zhvilloi plot 6 lufta”, shkruan në faqen e KK Sharrit.