Bezzecchi triumfon në Katar dhe shtyn festën e titullit të Marquezit

Sporti

Bezzecchi triumfon në Katar dhe shtyn festën e titullit të Marquezit

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 17:58
Pamje nga gara

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Katarit në MotoGP, zhvilluar në pistën e Losail.

Një garë e dominuar nga Bezzecchi, që e nisi atë nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund, i pa shqetësuar nga rivalët.

Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli Marc Marquez me Ducati, që me këtë pozicion i afrohet edhe më shumë titullit kampion për pilotë. Ai shpresonte të festonte që në këtë garë, por nuk mund të shkonte më shumë se vendi i dytë.

Në podium u ngjit edhe spanjolli i Trackhouse, Raul Fernandez (vendi 3), që u parakalua nga Marquez tri xhiro nga fundi. Vetëm i shtati spanjolli Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia, që tashmë vetëm matematika e mban ende në garë për titullin.

Pas kësaj gare, Marquez ka 60 pikë avantazh ndaj Martin, ndërkohë që gara e radhës do të jetë në pistën e Portimao (Portugali).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat