Nadal: Shpresoj që vaksina të përhapet sa më shpejt kudo në botë

Tenis

Nadal: Shpresoj që vaksina të përhapet sa më shpejt kudo në botë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Nadal: Shpresoj që vaksina të përhapet sa më shpejt kudo në botë

Gjatë këtij viti, Rafael Nadal arriti fitoren nr.1000 në karrierën e tij si profesionist.

Gjithashtu, ai arriti të triumfojë për të 13-n herë në grand slam të Roland Garros.

Pavarësisht kësaj, tenisti spanjoll shprehet se ky vit nuk ka qenë i lehtë për të. “Po i japim lamtumirën një viti që është më mirë ta harrojmë.

Mbetet viti më i ndërlikuar që kemi jetuar ndonjëherë, viti im më i vështirë”, tha Nadal.

“Uroj që gjërat të përmirësohen vitin tjetër. Kam shumë projekte që i kam shtyrë për vitin 2021.

Shpresoj që vaksina të përhapet sa më shpejt kudo në botë dhe t’i rikthehemi jetës së mëparshme”, tha spanjolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat