Vdes trajneri

Tenis

Vdes trajneri

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:42
Bob Brett

Trajneri legjendar australian i tenisit, Bob Brett, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.

Brett kishte punuar me tenistë të njohur si Boris Becker, Goran Ivanisevic, Johan Kriek dhe Marin Cilic, si dhe Paul McNamee dhe Peter McNamara, gjatë karrierës së tij që zgjati 5 dekada.

Australiani ndihmoi Becker të fitonte Wimbeldon, US Open dhe Australian Open mes viteve 1989 – 1991.

Brett humbi betejën me kancer gjatë ditës së sotme, ndërkohë mbrapa vetës la dy vajzat, Caroline dhe Katarina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat