Tenisti debutues në një Grand Slam kualifikohet në gjysmëfinalet

Tenis

Tenisti debutues në një Grand Slam kualifikohet në gjysmëfinalet

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Tenisti debutues në një Grand Slam kualifikohet në gjysmëfinalet

Për herë të parë në historinë e tenisit modern, një tenist që debuton në një grand slam arrin të kualifikohet në gjysmëfinalen e një turneu të madh. Kjo gjë ka ndodhur sot me tenistin rus Aslan Karatsev, që në çerekfinalen e Australian Open, luajtur sot në Melburn ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, fitoi 3-1 (2-6, 6-4, 6-1, 6-2).

Karatsev, që para se të niste turneu ishte në vendin nr.114 në botë, humbi setin e parë, por më pas arriti të përmbysë shifrat, duke përfituar edhe nga dëmtimi në shpinë që kishte Dimitrov (numri 18 në botë).

Falë kualifikimit në gjysmëfinale, tenisti rus është ngjitur në vendin e 42-të. Në rast se del në finale shkon në vendin e 30-të dhe në rast se fiton Australian Open do të jetë i 15-ti.

Në gjysmëfinale ai do të luajë me fituesin që dop të dalë nga sfida mes serbit Novak Djokovic e gjermani Alexander Zverev. Rusia është e sigurt që do të ketë dy tenistë në gjysmëfinale, pasi në njërën nga çerekfinalet që do të luhet nesër do të jenë përballë dy rusë: Medveded e Rublev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat