Williams eliminohet

Tenis

Williams eliminohet

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Williams eliminohet

Naomi Osaka dhe Jennifer Brady do të jenë finalistet e Australian Open në tenis për femra, pasi ia dolën të triumfojnë në gjysmëfinale përkatësisht përballë Serena Williams dhe Karolina Muchova.

Vëmendja maksimale në gjysmëfinale ishte te sfida Osaka-Williams, një përballje mes dy gjeneratave kampione, e cila u dominua pikërisht nga japonezja 25-vjeçare, që fitoi 2-0 me sete, ose konkretisht 6-3 dhe 6-4, duke mos i lënë asnjë shans reagimi Serenës.

Kjo do të jetë hera e dytë për 25-vjeçaren japoneze që do të luajë në finale e Australia Open, pas triumfit në vitin 2019, ndërsa nga krahu tjetër Jennifer Brady shkon për herë të parë në finale pasi mposhti 6-4, 3-6, 6-4 Muchovën.

Në përfundim të gjysmëfinales Osaka-Williams, amerikania u shfaq në gjendje mjaft të keqe psikofizike dhe nuk arriti të përballojë konferencën për shtyp, duke u larguar që aty mes lotësh.

Pyetjes nëse ka ardhur koha të tërhiqet, 39-vjeçarja iu përgjigj se është një vendim që I përket vetëm asaj dhe më pas shpërtheu në lot e braktisi sallën e konferencave për shtyp, pasi e kishte të pamundur të vijojë bashkëbisedimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat