Williams mes lotësh mendon largimin

Tenis

Williams mes lotësh mendon largimin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Williams mes lotësh mendon largimin

Eliminimi në gjysmëfinalet e Australian Open ka lënë një shije të keqe te tenistja amerikane Serena Williams. 39-vjeçarja po lunate mirë në këtë turne, ku synonte triumfin nr.24 në një grand slam. Gjithsesi, përballë Naomi Osaka në gjysmëfinale u dorëzua pa bërë shumë rezistencë.

Tenistja amerikane ende nuk e ka kaluar këtë goditje që mori në Melburn, duke u shprehur se ndoshta ky mund të ketë qenë fundi i karrierës së saj. Mes lotësh, ajo tha: “Nëse do të vendos të largohem, këtë gjë nuk do t’ia them askujt”. Pas kësaj deklarate ajo nuk iu përgjigj më pyetjeve të gazetarëve.

Një situatë e rënduar psikologjike te “pantera e zezë” që pas lindjes së vajzës së saj ka tentuar disa herë të fitojë grand slam nr.24, për të barazuar rekordin e Margaret Court, por pa sukses.

Ndoshta lamtumira nga ky sport është afër për Serena Williams, që tashmë nuk po i përballon më si duhet zhgënjimet në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat