Federer rikthehet nga lëndimi: Kam ende shumë për të dhënë, nuk mendoj pensionimin

Tenis

Federer rikthehet nga lëndimi: Kam ende shumë për të dhënë, nuk mendoj pensionimin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:33
Roger Federer

Tenisti zviceran, Roger Federer do të rikthehet në aksion në Doha.

Roger Federer do të rikthehet në aksion në turneun e Dohas në Katar këtë fundjavë pasi mungoi që nga Australian Open 2020 shkaku i lëndimit.

39 vjeçari kishte nevojë për dy operime në problemin e gjurit, të cilin e ka munduar që një kohë të gjatë.

Por, në rikthimin e tij para turneut në Doha, ai ka folur për pensionim.

“Ndihem sikur nuk ka mbaruar ende asgjë”, tha ai.

“Jam vërtet i lumtur që do luaj sërish, ka kaluar kohë e gjatë dhe unë nuk mendova që do të merrte kaq shumë kohë”, shtoi ai.

“Pensionimi kurrë nuk ka qënë opsion për mua. Mendoj që më shumë është qështje e gjurit që më ngacmon që disa muaj, por nuk mendoj për atë këtë vit”, tha zvicerani.

“Ndjej që asgjë nuk ka mbaruar ende, mua më pëlqen të luaj tenis dhe të jem nëpër turne”, tha Federer.

“Ka punë për tu bërë por njëra nga arsyet që të rikthehem është të ndeshem me më të mirët dhe të fitoj prap”, përfundoi Roger Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat