Roland Garros do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor

Tenis

Roland Garros do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:36
Roland Garros do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor

Nga Parisi vjen konfirmimi mbi organizimin e Roland Garros 2021. Grand Slami parizien do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor, duke iu kthyer normalitetit pas asaj që ndodhi vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Turneu e vitit të kaluar, në tapetin e kuq francez, u mbajt nga 27 shtatori deri më 11 tetor, me lojtarët që ishin të detyruar të përballeshin me temperatura veçanërisht të ftohta.

Kryeqyteti i Francës do të jetë “Ylli i Polar” i tenisit, në periudhë kohore më të zakonshme, ndërsa sa i përket pranisë së tifozëve, shumë do të varet nga evolucioni i pandemisë dhe procesi i vaksinimit. Oudéa-Castéra, drejtoresha e përgjithshme e Federatës Franceze të Tenisit, sqaroi se do të përgatitet një protokoll rigoroz shëndetësor për të siguruar që, pavarësisht nga kushtet, turneu të zhvillohet normalisht. Qëllimi është të ketë një prani sa më të madhe të fansave.

Lajme që sigurisht kënaqin të pasionuarit e tenisit, të cilët nuk e kishin mirëpritur një “Roland Garros” në vjeshtë. Në të njëjtën kohë, tenistët do të jenë gjithashtu në gjendje ta përballojnë Grand Slamit më mirë fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat