Federer: Nuk jam ende në 100% të formës

Tenis

Federer: Nuk jam ende në 100% të formës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:57
Federer

Tenisti zviceran Roger Federer, i rikthyer këtë vit pas një mungese të gjatë dhe dy operacioneve në gju, ka konfirmuar se objektivi i tij sezonal do të jetë grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.

Fituesi i 20 grand slam do të luajë edhe në Roland Garros, turneun e fushave me dhè, por për zviceranin ky event do të jetë një test.

“Nuk jam ende në 100% të formës dhe po i bëj hapat një e nga një. Këtë gjë e ndjej, ndaj dhe jam i kujdesshëm në atë që bëj.

Programi im është modifikuar për shkak të situatës, por unë synoj të jem në formën optimale në Wimbledon.

Turneu i Roland Garros do të jetë një test për mua, për të parë reagimin në një turne me 3 sete të fituara”, tha Federer, që javës tjetër do të luajë në turneun e Gjenevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat