Federer: Kam nevojë për pak kohë

Tenis

Federer: Kam nevojë për pak kohë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:04
Federer: Kam nevojë për pak kohë

Roger Federer nuk arriti të shkëlqejë dhe të marrë atë që dëshironte nga grand slam i Wimbledon, ku u eliminua në çerekfinale.

Duke analizuar paraqitjen e tij, tenisti zviceran shprehet: “Mbeta i zhgënjyer dhe jam ende tani që ka kaluar një javë nga ajo humbje. Jam edhe i lodhur, ndoshta mungesa në fushë për një kohë të gjatë ka ndikuar në paraqitjet e mia”.

Tenisti zviceran, pavarësisht rezultateve jo fort të mira, nuk mundon të tërhiqet. “Jo, nuk tërhiqem, thjesht kam nevojë të ndalem e të analizoj gjithçka për të ardhmen. Unë kam objektivat e mi dhe i marr ato një e nga një. Wimbledon ishte hapi i parë, tani do të analizoj dhe shoh se çfarë shkoi mirë dhe çfarë jo, se si jam psikologjikisht”, u shpreh Roger Federer.

“Kam nevojë për pak kohë dhe të marr vendimet e duhura. Do të marr disa ditë pushim dhe do të shoh se çfarë do të bëj në Olimpiadë. Nuk e di se çfarë do të bëj javët në vijim, por së shpejti do të marr një vendim”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat