Ja pse duhet të shkojë Gjokoviqi te psikiatri! Po paraqet rrezik...

Tenis

Ja pse duhet të shkojë Gjokoviqi te psikiatri! Po paraqet rrezik...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:55
Kur Gjokoviqi goditi gjyqtaren amerikanen

Nuk kanë të ndalur skandalet e Novak Gjokoviqit! Edhe një herë u pa fytyra e tij se sa i paskrupullt është, sidomos dje në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”, kur e ka thyer reketin!

Ja pse duhet të shkojë Gjokoviqi te psikiatri. 

Ai ka kohë që nuk është në vete, nuk është sportist normal me gjestet e tija të pahijshme.

Dje e dëshmoi qartas se sa i rrezikshëm është në fushë dhe mund të paraqet kërcënim edhe për njerëz të pranishëm përreth fushës!

Të gjithëve ju kujtohet kur e goditi me top gjyqtaren amerikane Laura Clark.

Asaj ia rrezikoi jetën sepse kur e goditi me top, për pak sekonda kishte mbetur pa frymë. Kjo ndodhi në javën e parë të shtatorit të vitit 2020, në turneun US Open! 

Jo me kaq, media kroate “24 sata”, para një kohe ka shkruar: “Gjokoviq mburret me rakinë, me imazhin e çetnikut Drazha Mihajlloviq. Një fotografi e publikuar në publik në të cilën Gjokoviq pozoi me raki, dhe mbi të është me figurën e kriminelit Drazha Mihajloviq”.

Gjokoviq me 28 qershor të vitit 2020, kishte publikuar edhe video provokuese për Gazimestanin e Republikës së Kosovës!

Këto janë disa nga faktet në vitet e fundit se Gjokoviq është duke u shndërruar në një sportist agresiv dhe më së miri është faktuar edhe dje me thyerjen e reketit pas humbjes! Federata Ndërkombëtare e Tenisit, duhet që sa më parë të ndëshkojë Gjokoviqin për gjestin e djeshëm, t’i ndalohet edhe aktiviteti garues ndërkombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat