Osaka: Tërhiqem për pak kohë

Tenis

Osaka: Tërhiqem për pak kohë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:03
Osaka: Tërhiqem për pak kohë

Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra dhe fituese e 4 grand slam në karrierën e saj, ka deklaruar pas eliminimit në US Open se do të mungojë për një periudhë të pacaktuar nga fushat e tenisit.

Numri 3 në botë duket se ende nuk e ka kaluar krizën që pati disa muaj më parë, kur vendosi të tërhiqej nga Roland Garros.

“Mendoj se do të marr një pushim të gjatë. Do të mungoj për ca kohë. Së fundi ndihem sikur fitorja nuk më gëzon më.

Ndërsa kur humbas jam shumë e trishtuar. Mendoj se kjo gjë që po më ndodh nuk është normale, ndaj kam nevojë për pak qetësi e pushim”, u shpreh pas humbjes Naomi Osaka.

Kjo ishte humbja e parë e Osaka në një grand slam pas 16 fitoresh radhazi (në shkurt fitoi në Australian Open dhe nuk luajti në Wimbledon). Ajo u mund nga 18-vjeçarja kanadeze Leylah Fernandes. Mes lotësh, Osaka shtoi: “Ndihem sikur po përpiqem të kuptoj se çfarë do të bëj në të ardhmen. Ndershmërisht nuk e di se kur do ta luaj ndeshjen time të ardhshme në tenis”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat