Përcaktohen gjysmëfinalistët

Tenis

Përcaktohen gjysmëfinalistët

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:51
Përcaktohen gjysmëfinalistët

Janë luajtur sot në Nju Jork ndeshjet e para çerekfinale të grand slam të US open në tenis.

Rusi Daniil Medvedev dhe kanadezi Feli Auger-Aliassime janë dy gjysmëfinalistët e parë për meshkuj.

Medvedev, numri 2 në botë, mundi 3-1 holandezin B.van de Zandschlup (6-3, 6-0, 4-6, 7-5). Përballë tij, në gjysmëfinale do të jetë kanadezi Aliassime (numri 12 në botë), që eliminoi spanjollin C.Alvaraz. Ky i fundit u tërhoq në mesin e setit të dytë i dëmtuar (6-3, 3-1).

Për femra, në gjysmëfinale ka shkuar tenistja kanadeze Leylah Fernandez dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka.

Kjo e fundit, numri 2 në botë, mundi me lehtësi çeken Barbora Krejcikova me rezultatin 2-0 (6-1, 6-4). Ndërsa surpriza Fernandez, 19 vjeçe, eliminoi numri 5 në botë, ukrainasen Elina Svitolina, duke fituar 2-1 (6-3, 3-6, 7-6).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat