Nadal: Unë dhe Roger po kalojmë një periudhë pak më të ndërlikuar

Tenis

Nadal: Unë dhe Roger po kalojmë një periudhë pak më të ndërlikuar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Nadal: Unë dhe Roger po kalojmë një periudhë pak më të ndërlikuar

Rafael Nadal pritet të rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë.

Ai ka folur për mediat e vendit të tij për situatën e tij personale, duke përfshirë në këtë çështje edhe mikun e tij Roger Federer, gjithashtu i dëmtuar. 

"Unë dhe Roger po kalojmë një periudhë pak më të ndërlikuar, për shkak të dëmtimit dhe moshës”, tha Rafael Nadal.

“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë muajt në vijim, por Novak është numri 1 dhe ky është një realitet.

Ai është favoriti kryesor në këto momente, ndërkohë që shoh mjaft të rinj që po na afrohen, si Medvedev, Zverev, Tsitsipas etj. Ata kanë bërë shumë progres muajt e fundit, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat