Avokatët tregojnë pse nuk u vaksinua Novak Gjokoviq

Tenis

Avokatët tregojnë pse nuk u vaksinua Novak Gjokoviq

Më: 8 janar 2022 Në ora: 09:46
Novak Gjokoviq

Avokatët e tenistit serb, Novak Gjokoviq, kanë thënë në dokumentet e gjykatës se ai kishte të drejtë të përjashtohej nga vaksinimi për të hyrë në Australi për shkak të infektimit me koronavirus kohëve të fundit.

“Data e testit të parë pozitiv PCR për Covid është regjistruar më 16 dhjetor 2021”, thanë ata.

Gjokoviqit iu ndalua hyrja në Australi pas aterrimit në Melburn këtë javë për të luajtur në “Australian Open”. Ai tash për tash ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën.

Gjokoviqit, i cili ka thënë se e kundërshton vaksinimin, i është dhënë një përjashtim mjekësor për vaksinim për të luajtur në turne. 

Ky vendim ka zemëruar shumë australianë, të cilët për një kohë të gjatë u janë nënshtruar rregullave të ashpra kufizuese në vendin e tyre. Megjithatë, autoritetet australiane në fund vendosën që t’ia ndalojnë hyrjen Gjokoviqit pas aterrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat