Gjokoviç shkeli rregullat, rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Tenis

Gjokoviç shkeli rregullat, rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:11
Gjokoviç shkeli rregullat, rrezikon dënimin ekstrem në Australi

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, nuk po gjen “paqe” në Australi. Pas refuzimit të vizës, tenisti tani rrezikon 3 vite për të mos shkelur më në atë shtet.

Ky është ligji që Ministri australian i Emigracionit motivoi duke thënë të veprohet në interesin publik për arsye shëndetësore.

“Qeveria Morrison është e vendosur për të mbrojtur kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19” u shpreh ai.

Avokatët e Gjokoviç tani do të bëjnë një apel për sa i përket çështjes së vizës në Gjykatën Federale të Qarkut. Qëllimi është të merren dy urdhra.

I pari është të shmang riatdhesimin. I dyti, më i ndërlikuar se i pari, është të urdhërojnë Ministrin e Emigracionit, t’i japë tenistit një vizë për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat