Tenisti gjerman: Shumë lojtarë në Australian Open janë me Covid-19,

Tenis

Tenisti gjerman: Shumë lojtarë në Australian Open janë me Covid-19,

Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:59
Tenisti gjerman: Shumë lojtarë në Australian Open janë me Covid-19,

Tenisti gjerman Alexander Zverev ka thënë se ka mundësi që shumë lojtarë në Australian Open janë të infektuar me Covid-19, por nuk janë të vetëdijshëm për shkak të mungesës së testimit ditor.

Lojtarët në Australian Open, i cili nisi të hënën, mund të bëjnë teste rapide antigjene çdo ditë, por janë të detyruar të testohen për Covid-19 vetëm nëse kanë simptoma të virusit.

Numri tre i botës Zverev është i shqetësuar për protokollin e tanishëm në këtë turne, pasi dy tenistë, Bernard Tomic dhe Ugo Humbert janë izoluar për shkak se kanë testuar pozitivë.

“Mendoj se këtë vit në Australi ka më shumë raste me virus se vitin e kaluar, kaq”, tha Zverev të martën, pasi e mundi John Millnanin për ta arritur rundin e tretë.

“Neve na lejohet të dalim jashtë për të ngrënë, na lejohet të bëjmë çfarë të duam, prandaj mendoj se është e natyrshme që më shumë lojtarë po e marrin virusin”, shtoi ai.

“Mendoj se disa lojtarë e kishin virusin kur erdhën këtu dhe disa lojtarë e kanë tani. Ne nuk po testohemi. Mendoj se, nëse do të testoheshim, më shumë lojtarë do të dilnin pozitivë me virus”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat