Nadal: Një nga ndeshjet më emocionuese që kam luajtur ndonjëherë

Tenis

Nadal: Një nga ndeshjet më emocionuese që kam luajtur ndonjëherë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:56
Nadal: Një nga ndeshjet më emocionuese që kam luajtur ndonjëherë

Rafael Nadal ka arritur të fitojë turneun e njohur “Australian Open”, pasi ka mposhtur në finale tenistin rus, Daniil Medvedev.

Tenisti spanjoll koleksionoi kështu 21 Grand Slam në karrierën e tij më shumë se çdo tenist tjetër.

“Disa muaj më parë nuk e dija nëse mund të kisha luajtur përsëri tenis dhe tani jam kështu. Është një nga momentet më emocionuese të karrierës sime” -tha Nadal, përcjell Insporti.

“Kjo #AusOpen do të fitohet nga ju një ditë, Medvedev. Është një nder që kam ndarë një nga ndeshjet më emocionuese që kam luajtur ndonjëherë”

Përballja mes Nadal dhe Medvedev ka zgjatur 5 orë e 30 minuta, me fituesin që u vendos vetëm në fund të setit të 5-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat