Eliminon bartësen e tretë

Tenis

Eliminon bartësen e tretë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:05
Lina Gjorçeska

Tenistja Lina Gjorçeska, ka përgatitur një befasi të madhe në turneun në Manakor të Spanjës, duke mundur bartësen e tretë të turneut, Leslie Patinama Kerkove, me rezultat me 2-0 në sete ose 7-6 dhe 6-4, duke siguruar një vend në çerekfinale.

Në setin e parë ishte sfida më nxitëse dhe vetëm në taj brejk u vendos fituesja.

Ndërkohë në setin e dytë, Gjorçeska bëri një brejk në servimin e dytë dhe këtë epërsi e shfrytëzoi deri në fund, duke e mbyllur setin me rezultat 6-4.

Kujtojmë se ky është turneu i tretë në Manakor për Lina Gjorçeskën, pasi në dy të mëparshmet arriti në çerekfinale, por ishte e pafat për të siguruar një vend në mesin e katër tenisteve më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat