Novak Gjokoviq: Më mirë të humbas trofe sesa të marrë vaksinë antiCOVID

Tenis

Novak Gjokoviq: Më mirë të humbas trofe sesa të marrë vaksinë antiCOVID

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 07:38
Novak Gjokoviq

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, thotë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm të tenisit sesa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër COVID-19.

Gjokoviq, tutje thotë se kjo nuk lidhet me atë se është kundër vaksinës, por, se mbështet të drejtën e një individi për të zgjedhur, shkruan BBC.

Gjokoviç u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Ëimbledon dhe French Open për qëndrimin e tij ndaj vaksinës.

“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj,” tha ai.

20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria ia anuloi vizën me radhë për shkak të vaksinës.

Gjokoviq, tha se ai kishte marrë leje mjekësore për të hyrë dhe për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar së fundmi nga COVID-19.

Megjithatë, ministri i Imigracionit të Austalisë, Alex Hawke, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste njerëzit kundër vaksinimit.

“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit,” i tha ai BBC-së, duke konfirmuar se ai kishte bërë vaksina si fëmijë, “por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat