Gjokoviq nuk mund të futet në Amerikë

Tenis

Gjokoviq nuk mund të futet në Amerikë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:38
Gjokoviq nuk mund të futet në Amerikë

Sportisti më i urryer, Novak Gjokoviq, nuk mund të futet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se nuk është vaksinuar.

Pas eliminimit një ditë më parë nga turneu ATP i Dubai, tenisti serb Novak Gjokoviq ka deklaruar se ende nuk ka vendosur se cili do të jetë eventi i radhës ku do të luajë.

Ai ishte regjistruar në turneun Masters të Indian Wells (nis në mars), por është tërhequr, pasi vaksina ishte kusht për të marrë pjesë.

“Për momentin nuk mund të hyj në Amerikë. Për momentin nuk mund të marr pjesë në turneun e Indian Wells, por të shohim më tej se çfarë do të ndodhë.

Të shohim nëse do të ndryshojë ndonjë gjë javët në vijim. Nuk kam një datë të saktë se kur do të luaj sërish edhe pse dëshira për të zbritur në fushë është e madhe”, tha Gjokoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat