Nadal parakalon Federerin

Tenis

Nadal parakalon Federerin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:22
Nadal parakalon Federerin

Falë 2.5 milionë dollarëve të fituara në grand slam e Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka prekur kuotën e 130 milionë dollarëve të fituara në karrierën e tij.

Ai ka parakaluar në këtë renditje Roger Federer, që ka thuajse të njëjtën shumë me spanjollin.

Në krye të kësaj renditje speciale ndodhet serbi Novak Djokovic, me 156 milionë dollarë të fituara në karrierën e tij, nga premiot e turneve të ndryshme ku ka marrë pjesë. Për herë të parë në “top-10” ka hyrë edhe tenisti kroat Marin Cilic.

“Top-10” tenistët

1-Novak Gjokoviq  156.541.543 $
2-Rafael Nadal, 130.681.472 $
3-Roger Federer, 130.594.339 $
4-Andy Murray, 62.733.749 $
5-Pete Sampras, 43.280.489 $
6-Stan Wawrinka, 34.953.913 $
7-Alexander Zverev, 32.407.055 $
8-David Ferrer, 31.152.975 $
9-Andre Agassi, 31.152.975 $
10-Marin Cilic, 30.468.623 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat