Tenisti me origjinë greke “kërcënon” dhe ofendon tifozin: Eja dhe ma thuaj në sy!

Tenis

Tenisti me origjinë greke “kërcënon” dhe ofendon tifozin: Eja dhe ma thuaj në sy!

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:03
Tenisti me origjinë greke “kërcënon” dhe ofendon tifozin: Eja dhe ma thuaj në sy!

Nuk kalon një turne ku Nick Kyrgios të mos bëhet protagonist në aspektin negativ.

Tenisti nga Australia por me origjinë greke nuk i mbajti aspak nervat në duelin gjysmëfinal për turneun e Stuttgart ndaj Andy Murray, sfidë të cilën e humbi me rezultatin 2-0 (7-6, 6-2). Në një moment të caktuar, 27-vjeçari u kap me një prej tifozëve në shkallët e impiantit gjerman me pretendimin se në drejtim të tij kishin ardhur thirrje raciste.

Në këtë formë, Kyrgios “harron” lojën dhe afrohet pranë tifozëve duke i bërtitur njërit prej tyre që të zbriste dhe ofendimet nëse kishte guxim t’ia komunikonte nga afër.

Nuk munguan as ofendimet nga ana e tenistit në drejtim të tifozit, ndërsa nuk është hera e parë që Kyrgios “pushtohet” nga nervat dhe humbet kontrollin.

Pas sfidës me Murray, Kyrgios reagoi në rrjetet sociale ku theksoi se të sharat nga tifozët nuk mund të jenë të pranueshme dhe se ai nuk duhet të penalizohet në momentin kur i kundërpërgjigjet ofendimeve. “Kur do të ndalojë racizmi? Unë e kuptoj se sjellja ime nuk është ndër më të mirat, por kur më thonë “dele e zezë” apo “pusho dhe luaj”, unë nuk mund të qëndroj në heshtje.

Dhe në momentin kur reagoj kundër turmës, unë penalizohem. Kjo nuk është në rregull”, u shpreh Kyrgios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat