USTA lejon pjesëmarrjen e tenistëve rus, por vetëm me një kusht

Tenis

USTA lejon pjesëmarrjen e tenistëve rus, por vetëm me një kusht

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:14
USTA lejon pjesëmarrjen e tenistëve rus, por vetëm me një kusht

USTA lejon pjesëmarrjen e tenistëve rus, por vetëm me një kusht!

Shoqata e Tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USTA) do të lejojë tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë në US Open 2022, por vetëm në garat individuale dhe duke përdorur flamur të bardhë dhe jo atë të shteteve të tyre.

Së bashku me Grand Slam-ët e tjerë, ITF, ATP dhe WTA, USTA, e cila zotëron dhe drejton US Open, ka dënuar dhe vazhdon të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, duke mbështetur “ndalimin nga ITF të ekipeve ruse dhe bjelloruse në të gjitha kompeticionet “, dhe direktiva është “që tenistët nga ato vende do të lejohen të garojnë vetëm nëse përfaqësohen nga një flamur i bardhë”.

Në njoftimin e Shoqatës së Tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet: “USTA do të lejojë të gjithë lojtarët e kualifikuar, pavarësisht nga kombësia, të konkurrojnë në US Open 2022, duke vazhduar të promovojë përpjekjet humanitare të programit ‘Tennis Plays for Peace’"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat