Jabeur e Kontaveit debutojnë me fitore

Tenis

Jabeur e Kontaveit debutojnë me fitore

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:31
Emma Raducanu

Ka nisur në Londër grand slam i Wimbledon, teksa janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.

Tenistja vendase Emma Raducanu (numri 10 në botë) e nisi me fitore këtë turne, duke mundur 2-0 (6-4, 6-4) belgen Van Uytvanck. Fiton edhe tenistja tuniziane Ons Jabeur, numri 3 në botë, që mposhti 2-0 (6-1, 6-3) suedezn M.Bjorklund.

Nuk zhgënjen as tensitja gjermane Angelique Kerber, që mposhti 2-0 francezen K.Mladenovic, ndërsa tenistja estoneze Anett Kontaveit, numri 2 në botë, mundi 2-0 (7-5, 6-1) amerikanen B.Pera.

Eliminohet edhe një tjetër amerikane, Daniele Collins (numri 7 në botë), që u mund 2-1 nga çekja Marie Bouzkova. Në raundin e dytë avancojnë rumunet Irini Begu e Sorana Cirstea, polakja Magda Linette e belgja Elise Mertens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat