Berrettini me telashe

Tenis

Berrettini me telashe

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:00
Berrettini

Matteo Berrettini është i detyruar të largohet nga Wimbledon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë tenisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Më është thyer zemra! Kam pasur disa simptoma gripi dhe jam izoluar në ditët e fundit.

Edhe pse ishin simptoma të lehta, vendosa që ishte e rëndësishme të bëj një test të mëtejshëm këtë mëngjes për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kundërshtarëve të mi dhe të gjithë të përfshirëve në turne. Nuk kam fjalë ta përshkruaj zhgënjimin tim.

Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Kështu numri 6 i tenisit botëror humbet një nga turnetë më të rëndësishëm të këtij sporti. Italiani do duhej të përballej sot në orën 14:00 me Garin, megjithatë vetë 26-vjeçari njoftoi se nuk do të ketë më mundësi ta vazhdojë këtë rrugëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat