Nadal kalon raundin e parë, shpëton nga kaosi me Covid-19 për të avancuar në Wimbledon

Tenis

Nadal kalon raundin e parë, shpëton nga kaosi me Covid-19 për të avancuar në Wimbledon

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:13
Nadal

Rafael Nadal i shpëtoi një testi të vështirë të raundit të parë dhe kaosit me Covid-19, në gjysmën e tij të shortit, për të kaluar në raundin e dytë në Wimbledon.

Nadal, i cili ka fituar dy ndeshjet e para të Grand Slam-it kalendarik për herë të parë në karrierën e tij, mbijetoi dhe fitoi ndaj tenistit argjentinas, Francisco Cerúndolo, në sete 6-4, 6-3, 3-6, 6-4, në një përballje që zgjati 3 orë e 33 minuta.

Ai tani ka rekord prej 15 fitoreve dhe asnjë humbje në garat kryesore këtë sezon pasi fitoi Australian dhe French Opens për të rritur rekordin e tij të gjitha kohërave për meshkuj në 22 tituj të Grand Slam.

“Gjëja më e rëndësishme është se jam në ‘Wimbledon 2022’ dhe fitova ndeshjen e parë”, tha Nadal në fushë.

Nadal deri më tani i ka shpëtuar kaosit me Covid-19 në gjysmën e tij të shortit, që bëri që nën-kampionët e vitit të kaluar, Matteo Berrettini dhe Marin Cilic të tërhiqen nga shorti.

Nadal u hodh në short për të takuar Cilic, nën-kampionin e Wimbledon 2017 në rrugën e katërt, dhe Berrettinin në gjysmëfinale.

Tenistet çeke, Barbora Krejcikova dhe Marie Bouzkova u tërhoqën nga French Open pasi u infektuan me virusin Covid-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat