Dhunoi ish-të dashurën, tenisti i njohur rrezikon 2 vite burg

Tenis

Dhunoi ish-të dashurën, tenisti i njohur rrezikon 2 vite burg

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:00
Dhunoi ish-të dashurën

Tenisti i njohur australian, Nick Kyrgios është kthyer në qendër të vëmendjes së medieve, por jo për mirë.

Pak ditë më parë në Wimbledon 27-vjeçari pati një përplasje me tenistin grek Tsitsipas, me këtë të fundit që e cilësoi australianin si “bandit”.

Ndërsa tashmë, mediet britanike raportojnë se Kyrgios akuzohet se ka dhunuar ish-të dashurën e tij, me incidentit që mësohet se ka ndodhur në fund të vitit të kaluar.

Tenisti, i cili aktualisht po përgatitet për çerekfinalen në Wimbledon pas një sërë ndeshjesh të diskutueshme, akuzohet se ka sulmuar modelen Chiara Passari dhe muajin e ardhshëm, më 2 gusht, do të dalë përpara gjykatës.

Kyrgios do të përballet me Cristian Garin të mërkurën për një vend në gjysmëfinalen e Grand Slam. Për këtë ngjarje australiani mund të dënohet deri në 2 vite burg, gjë që do ishte shumë e rëndë për karrierën e tenistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat