Edhe një goditje e rëndë për Gjokoviqin e padisiplinuar, i ndalohet hyrja në këtë shtet

Tenis

Edhe një goditje e rëndë për Gjokoviqin e padisiplinuar, i ndalohet hyrja në këtë shtet

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:20
Gjokoviq

Edhe një goditje e rëndë për serbin e padisiplinuar Novak Gjokoviq. Gjokoviq nuk është persona non grata vetëm në Amerikë, edhe një shtet tjetër nuk e dëshiron këtë të padisiplinuar.

Edhe shteti i Kanadasë ia ndalon hyrjen. 

ATP Montreal është në program nga 8 gushti dhe tenisti serb u përmend si një nga pjesëmarrësit e mundshëm.

Mirëpo, drejtori i organizimit të turneut, Eugene Lapierre, hodhi poshtë mundësinë që tenisti serb të luajë në turneun ATP në Montreal.

“Situata është e qartë, ose Kanadaja do të ndryshojë rregullat në lidhje me vaksinimin ose ai (Gjokoviq) do të duhet të përveshë mëngët dhe të marrë vaksinën. Megjithatë, asnjërin nga ata dy skenarë nuk e konsideroj të mundshëm”, - tha Eugene Lapierre për “Toronto Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat