Zbulon se është e lidhur me një grua, tenistja ruse sulmon vendin e saj

Tenis

Zbulon se është e lidhur me një grua, tenistja ruse sulmon vendin e saj

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:15
Daria Kasatkina

Tenistja e njohur ruse, Daria Kasatkina, ka zbuluar hapur lidhjen e saj me një femër. Ajo ka dhënë një intervistë në një kanal “Youtube”, ku ka trajtuar qëndrimet homofobike në rritje në vend.

Daria, aktualisht e renditur në vendin e 12 në botë, i tha një blogereje ruse se është në një lidhje me një grua, patinatoren Natalia Zabiiako. Pas kësaj interviste, ajo vendosi që në rrjetet sociale të postonte një fotografi së bashku me të dashurën.

Por jo vetëm kaq, pasi Kasatkina u shpreh kundër situatës në Rusi. 25-vjeçarja  gjithashtu përmendi politikat që Rusia ndaj LGBTQ+ duke i cilësuar ato si të gabuara.

“Vendimet parlamentare për kufizimet ndaj LGBTQ+ janë të gabuara, ato shkojnë kundër lirive njerëzore. Të gjithë duhet të jenë të lirë të dashurojnë atë që duan, pa ndjerë presion nga kufizimet”, u shpreh tenistja ruse.

CNN shkruan se më shumë atletë në mbarë botën po zgjedhin të dalin publikisht. Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të kaluar paraqitën më shumë atletë LGBTQ - të paktën 186 - se çdo lojë e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat