Rikthim zhgënjyes për Nadalin

Tenis

Rikthim zhgënjyes për Nadalin

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:06
Rikthim zhgënjyes për Nadalin

Rikthimi në fushë pas 6 javësh pushim për shkak të dëmtimit ka qenë zhgënjyes për tenistin spanjoll Rafael Nadal.

Numri 3 në botë, në raundin e dytë të turneut Masters të Sinsinati, u mund 2-1 nga kroati Borna Coric, numri 152 në botë.

Nadal rezistoi vetëm dy sete dhe më pas u dorëzua, duke treguar se nuk është ende në formën e tij më të mirë (7-6, 4-6, 6-3 rezultati i seteve). Duket se problemet fizike ende nuk i kanë dhënë mundësi spanjollit të rikuperojë 100% formën e tij optimale.

Gjithsesi, ky eliminim do t’i japë mundësi spanjollit të përgatitet 10 ditët e mbetura për grand slam e US Open (29 gusht). Nadal shpresonte të rikthehej në krye të renditjes botërore në rast se fitonte në Sinsinati, por tashmë i duhet të mendojë më shumë për të rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat