Swiatek avancon në raundin e tretë

Tenis

Swiatek avancon në raundin e tretë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:30
Swiatek

Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Swiatek, fitoi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-2) ndaj rivales amerikane Sloane Stephens në raundin e dytë të grand slam të US Open. më tej avancon edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, që mposhti po 2-0 çeken L.Fruhvitova.

Në raundin e tretë shkojnë edhe tenistet amerikane Jessica Pegula e Daniele Collins, ndërkohë që surprizë është eliminimi i numrit 4 në botë, spanjolles Paola Badosa. Ajo u mund 2-1 nga kroatja Petra Martic.

Nuk gabojnë edhe tenistja franceze Alize Cornet (2-1 ndaj K.Siniakova) e ajo bjelloruse Aryna Sabalenka (2-1 ndaj K.Kanepi).

Një biletë për në raundin e tretë sigurojnë edhe çeket Petra Kvitova e Karolina Pliskova si dhe tenistja zvicerane Belinda Bencic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat