Federer: Të gjithë shpresojmë në një fund përrallor

Tenis

Federer: Të gjithë shpresojmë në një fund përrallor

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:25
Federer

Roger Federer ditë më parë i dha fund karrierës së tij fantastike në tenis.

Ai fitoi 20 Grand Slame dhe konsiderohet si një nga tenistët më të mirë në histori të këtij sporti.

Ndërkohë ai ka bërë një postim se si përfundoi karriera e tij.

"Të gjithë shpresojmë në një fund përrallor. Ja si shkoi e imja: Humba ndeshjen tek të fundit, humba ndeshjen dyshe të fundit, humba ngjarjen time të fundit ekipore, humba zërin tim gjatë javës, humba punën time.

Por gjithsesi, dalja ime në pension nuk mund të kishte qenë më peRFect dhe jam shumë i lumtur me mënyrën se si shkoi gjithçka.

Kështu që mos e mendo shumë atë fund të përsosur, i yti do të jetë gjithmonë i mahnitshëm në mënyrën tënde”, shkroi Federer në faqen e tij zyrtare në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat