E papritur nga Melburni

Tenis

E papritur nga Melburni

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:29
E papritur nga Melburni

Si një “rrufe në qiell të hapur” erdhi lajmi se numri 1 në botë për meshkuj, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, nuk do të luajë në grand slam të Australian Open, që nis pas një jave në Melburn. Një dëmtim në momentin e fundit ka nxjerrë jashtë loje Alcaraz, që tashmë rrezikon edhe kreun e renditjes botërore.

Lajmin e tërheqjes së e konfirmoi vetë tenisti spanjoll, që tha: “Kur isha në momentin më të mirë të fillimit të sezionit u dëmtova pas një lëvizje rastësore dhe natyrale gjatë stërvitjes. Këtë herë bëhet fjalë për një muskul të këmbës së djathtë”. Alcaraz u dëmtua edhe në fundin e sezonit të kaluar, duke mos marrë pjesë në ATP Finals.

Carlos Alcaraz është numri 1 në botë për meshkuj, kryesim që e mori pas triumfit në grand slam të US Open.

Ai u bë tenisti më i ri në botë që e mbyll vitin si numri 1, kryesim që me shumë gjasa do ta humbasë pas Australian Open. Spanjolli shpreson të rikuperojë për turnetë masters të Indian Wells e Majemi, që zhvillohen në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat