Murray eliminon Berrettinin

Tenis

Murray eliminon Berrettinin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:35
Murray

Dita e dytë në Australian Open nuk regjistroi surpriza sa i takon emrave “Big” të turneut, ku sigurisht përplasja më e fortë ishte ajo mes Matteo Berrettinit dhe Andy Murray. Tenisti britanik triumfoi në një ndeshje që zgjati për më shumë se 5 orë me shifrat 2-3, teksa sfida nisi më së miri për Murrayn i cili fitoi dy setet e para.

Por, Berretini u rikthye dhe fitoi dy setet pasardhëse për ta dërguar sfidën në setin final ku Murray fitoi vetëm në tie-break.

Sa i takon ndeshjeve të tjera, Rublev mposhti me shifrat 3-0 Thiem, Schërtzman që kaloi me shifrat 3-1 Krutykh, Fritz mposhti Basilashvili me shifrat 3-1, Rune fitoi me shifrat 0-3 Krajinovic ndërsa Zverev mposhti me rezultatin 2-3 Varillas.

Sakaq, ende nuk i ka ardhur radha për të konkurruar një nga favoritëve për triumfin final, Novak Djokovic që luan ndaj spanjollit Carballes Baena ndërsa Casper Ruud luan ndaj çekut Machac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat