Nadal zbulon të ardhmen e tij

Tenis

Nadal zbulon të ardhmen e tij

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:26
Nadal zbulon të ardhmen e tij

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka reaguar për mediat pas eliminimit nga raundi i dytë i grand slam të Australian Open. Kampioni në fuqi i këitj turneu, fitues i 22 grand slam në karrierë, u eliminua nga amerikani Mackenzie McDonald, sfidë ku ai vuajti edhe dëmtimin që në setin e parë. Gjithsesi, spanjolli nuk u tërhoq.

“U përpoqa të luaj pa shtuar dëmet mbi trupin tim, pasi doja me çdo kusht ta mbaroja ndeshjen. Nuk doja të tërhiqesha, pasi jam kampion në fuqi. Të paktën kështu u munda në fund, e përgëzoj rivalin për fitoren”, tha Nadal, tashmë 36 vjeç.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes nga sporti, Nadal tha: “Ndonjëherë ndihesh i lodhur nga gjithë këto dëmtime, por në fund vendos të shkosh deri në fund. Nuk mund të them asgjë, pasi jam i shkatërruar psikologjikisht pas kësaj humbje. Shpresoj që dëmtimi të mos jetë i rëndë, pasi bëra 3 javë stërvitje të mirë para se të vija këtu”.

“Ky është një problem që e kam përjetuar edhe herë të tjera në karrierën time. Mua më pëlqen ajo që bëj dhe të luaj tenis. E di që nuk do të zgjasë përgjithnjë, por më pëlqem të ndihem kompetitiv. Dua të luftoj për gjërat që kam vite që e bëj, ndaj do të rikthehem për të luftuar sërish”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat