Blearta Ukëhaxha krenare me çmimin e vitit: Një ndjenjë e veçantë kur të vlerësohet puna 

Tenis

Blearta Ukëhaxha krenare me çmimin e vitit: Një ndjenjë e veçantë kur të vlerësohet puna 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shkurt 2023 Në ora: 12:42
Blearta Ukëhaxha

Gjyqtare që po lë gjurmë jo vetëm brenda shtetit të Kosovës. 

Është Blearta Ukëhaxhaj, e cila kudo që ndan drejtësinë, vlerësohet me notë të lartë.

Nuk i trembet qerpiku i syrit në asnjë nga sfida më të mëdha që ka para vetes, është e përpiktë dhe mundohet të jetë në pikën më të lartë të saj, të një gjyqtare të kalibrit botëror.

Blearta, përveç që referon në nivelin më të lartë të tenisit në Kosovë, me sukses ka ndarë drejtësinë edhe në disa turne ndërkombëtare.  

Gjatë vitit të kaluar, ajo e ka ndarë drejtësinë edhe si refere e vijës në Kampionatin Botëror për vajza Billie Jean King Cup.

Një e arritur e madhe për Bleartën, e cila ka synime të mëdha si gjyqtare.

Mbrëmë në hotelin “Sirius” në Prishtinë, në një atmosferë madhështore, Blearta u shpall gjyqtarja më e mirë për vitin 2022 nga Federata e Tenisit e Kosovës.   

Si ndjeheni që jeni gjyqtarja më e mirë e vitit 2022, sa është vështirë të referosh në rang më të lartë të tenisit në Kosovë? 

“Sigurisht që është një ndjenjë e veçantë kur të vlerësohet puna dhe përkushtimi gjatë gjithë vitit.

Padyshim që referimi i ka sfidat e veta, mirëpo unë e shijoj mjaftë shumë, pasi që përveç si teniste dhe trajnere e tenisit kam mundësinë ta shoh tenisin edhe nga një këndvështrim tjetër si refere. Viti 2022 ka qenë një vit mjaft i mirë, ku përveç referimeve në turne vendore kam pas mundësinë të referojë si refere e vijës në Kampionatin Botëror për vajza Billie Jean King Cup si dhe ndihmës refere në turnet ndërkombëtar të rangut evropian dhe botëror të organizuar në Kosovë”, thotë Blearta për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat