Vlora Çitaku e krahason Gjokoviqin me dikë, elektrizon serbët 

Tenis

Vlora Çitaku e krahason Gjokoviqin me dikë, elektrizon serbët 

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Gjokoviq

Vlora Çitaku, ish-ambasadore e shtetit të Kosovës në SHBA, ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter një videoklip nga intervista që Novak Gjokoviq i ka dhënë Graham Basinger më shumë se dy vite më parë, shkruan një farë mediumi serb “Veçernj Novosti” , medium që gjithmonë ka qenë satelit i Millosheviqit dhe tani edhe i Vuçiqit.

Sot shumë mediume serbe të kuzhinës së Beogradit, kanë sulmuar Çitakun.

“Çfarë po falni konkretisht? Ndërhyrja humanitare e NATO-s që i dha fund luftërave gjenocidale të Serbisë?

Imagjinoni një atlet gjerman në vitet '70 duke thënë se ai fal Amerikën dhe aleatët e saj për ndalimin e Hitlerit”, - ka shkruar Çitaku në Twitter.

Më këtë rast Çitaku iu ka kundërpërgjigjur deklaratave skandaloze të Gjokoviqi, në lidhje me bombardimet e NATO-s në vitin 1999,  

Gjokoviqi njihet për shumë skandale, ndaj ai nuk ndalet duke dhënë deklarata të rrejshme dhe duke përkrahur kriminelët serbë që kanë bërë gjenocid në popullit shqiptarë në vitet e 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat