Vdes njeriu që e sulmoi Monikën para 30 viteve dhe tronditi botën sportive  

Tenis

Vdes njeriu që e sulmoi Monikën para 30 viteve dhe tronditi botën sportive  

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2023 Në ora: 20:22
Monika Selesh pasi u godit në vitin 1993

Gjeneratave të vjetra sidomos atyre të tenisit si sot iu kujtohet kur u sulmua hungarezja Monika Selesh në turneun e madh (në turneun Citzen Cup) në Hamburg të Gjermanisë.  

Një sulm me një thikë kuzhine në një ndeshje tenisi tmerroi botën e sportit pikërisht në vitin 1993. 

Gunther Parche, thuhet se kishte probleme mendore, më 30 prill të vitit 1993, sulmoi tenisten e atëhershme numër një në botë, Monica Seleshin. 

Ai ka vdekur në moshën 68-vjeçare, njoftojnë mediat e ndryshme ndërkombëtare.

“Ai vrapoi në fushë dhe goditi me një thikë të madhe kuzhine një grua hungareze të lindur në Novi Sad, e cila luajti për ish Jugosllavinë deri në vitin 1994, dhe më pas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruajnë mediat e ndryshme.

Deri në atë moment Selesh dominonte tenisin për femra. 

Në atë kohë, Parche ishte një gjerman 38-vjeçar i papunë i fiksuar pas Steffi Graf.

Ai nuk e duroi dot kur Monika e eliminoi Grafin nga vendi i parë në Berlin, Parche u “çmend” dhe vendosi të largonte nga loja Monika Seleshin pavarësisht rrezikut.

Ajo u shërua për pak javë, por sulmi i la asaj plagë të mëdha psikologjike. 

Ajo nuk u kthye në tenis profesionist për dy vjet e gjysmë.

“Është e pabesueshme që ai njeri më ka lënduar me qëllim dhe nuk ka marrë asnjë dënim për këtë.

Thjesht nuk dua të shkoj më në Gjermani, nuk ndihem rehat atje, gjithçka më kujton atë ditë”, kishte thënë tha Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat