Holger Rune pranon dështimin

Tenis

Holger Rune pranon dështimin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:57
Holger Rune

Tenisti danez, Holger Rune, doli me një deklaratë për mediet, pas humbjes në çerekfinalet e turneut të Roland Garros përballë Casper Ruud.

20-vjeçari u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes me norvegjezin:

“Fizikisht dhe psikologjikisht isha mirë, nuk kam alibi për këtë humbje. Casper e meritoi fitoren”.

Rune theksoi gjithashtu se përqendrimi i tij duhet të jetë te turneu i radhës:

“Ka një tjetër Grand Slam në horizont, shpresoj të bëj më mirë në eventin e ardhshëm.”

Holger Rune ishte finalist i dyfishtë në 2 kompeticionet e ATP, në Montecarlo dhe Romë, ndërsa nga ana tjetër Casper Ruud do të përballet në gjysmëfinale me Alexander Zverev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat