Draper ngre në qiell Sinerin, pas seancave stërvitore të kryera në Monte Karlo. Britaniku thekson se tenisti italian tregoi një formë të jashtëzakonshme në stërvitje.
Ai nënvizoi se Sineri është i pafajshëm për rastin Clostebol. I të njëjtit mendim është edhe legjenda e tenisit, Rafael Nadal, i cili e cilëson Sinerin si një njeri të ndershëm. Më e ashpër ka qenë Serena Uilliams, e cila e krahason rastin e Sinerit me Sharapovën, e cila u pezullua për dy vite.
Kur Jannik Sinner u rikthye në fushën stërvitore, pas pezullimit për shkak të çështjes Clostebol, nuk pati asnjë dyshim në zgjedhjen e kundërshtarit, me të cilin do të ndante fushën.
Ai është Jack Draper me të cilin Sineri ka ndarë gjithçka. Duke e njohur mjaft mirë, britaniku është mrekulluar me formën e mirë që gëzonte italiani. “Gjithkujt mund t’i ndodhë të gabojë, kështu është jeta. Por për një gjë jam i sigurt se Janik është një njeri i mrekullueshëm.
Gjatë stërvitjes, goditje pas goditje, shikoja me admirim se ai jo vetëm që nuk kishte humbur intuitën e lojës, por ishte përmirësuar edhe më shumë. Mezi pres ta shikoj në fushë, në ndeshje” – u shpreh Draper.
Në krah të Sinerit është edhe Rafael Nadal, i cili nuk ka asnjë dyshim mbi pafajësinë e italianit për çështjen Clostebol. Nadal, një sportist, i cili përsa i përket korrektësisë sportive është patjetër një flamur. “Jam i sigurt se Sineri është i pafajshëm. Kështu u përcaktua edhe nga organizmat përkatësh.
Pavaërisht se rasti nuk është pozitiv për sportin e tenisit, mendoj se gjëra të tilla, aksidentale ndodhin. Unë kështu e mendoj, pasi besoj te Janik” – tha tenisti spanjoll.
Por më e ashpër ka qenë Serena Williams, e cila është shprehur: “Nuk më duket e drejtë që Sineri u dënua vetm 3 muaj. Kujtoj rastin e Maria Sharapovës në 2016 që u dënua me 2 vjet pezullim për doping, edhe pse ajo u shfajësua se e kishte përdorur pa dashje medikamentin. Ndaj më vjen keq për Marian”.