Sabalenka debuton me fitore

Tenis

Sabalenka debuton me fitore

Më: 25 maj 2025 Në ora: 23:21
Aryna Sabalenka

Ka nisur në Paris grand slam i Roland Garros, teksa në fushat me dhè janë luajtur ndeshjet e para të raundit të parë.

Te femrat, tenistja bjellorusë Aryna Sabalenka, numri 1 në botë, fitoi pa probleme 2-0 (6-1, 6-0) ndaj Kamilla Rakhimova.

Më tej shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Zeynep Sonmez.

I thotë shumë shpejt lamtumirë këtij turneu tenistja ceke Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga Viktorija Golubic. Eliminohet edhe Anastasia Pavlyuchenkova, që u mund 2-0 nga kinezja Qinëen Zheng.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat